75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shefi i zyrës së DFC-së, në Serbi, vjen sot në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ka njoftuar se shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, do ta vizitojë sot Kosovën.

“Falënderoj Radiotelevizionin e Serbisë për mundësinë për të takuar drejtorin e ri menaxherial të zyrës së DFC-së që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. Johni do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, njoftoi ambasada përmes një postimi në Twitter.

John Jovanoviqi u emërua kryetar i zyrës së DFC-së, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të Trumpit, Richard Grenell dhe shefit të DFC-së Adam Bohler.