75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Thiago e bën Kloppin të “shpërthejë” në të qeshur gjatë stërvitjeve


Nuk dihet ende se çfarë i tha Thiago Alcantara Jurgen Kloppit në stërvitje që tekniku gjerman “shpëtheu” në të qeshura, por si duket muhabeti mes tyre është i mirë.

Thiago ishte nënshkrimi që Klopp e donte prej vitesh te Liverpooli, dhe ia ku ndodhi, ai tashmë do të luajë nën urdhërat e teknikut gjerman, shkruan IndeksOnline


Madje flitet se të hënën ndaj Arsenalit, Thiago mund të luajë nga fillimi, shkaku se Henderson ka pësuar një lëndim në këmbë.


Një tresh e mesfushës që nuk do fjalë, Gini Wijnaldum, Keita dhe Thiago.

Më poshtë momenti kur Klopp shihet duke qeshur me Thiago Alcantaran: