Saga e Speciales – Çfarë thanë 5 vjet më parë liderët politik të asaj kohe? (VIDEO)
Indeksonline ju sjell një miks deklaratash të liderëve politik rreth Gjykatës Speciale, të pesë vjetëve më parë, atëbotë kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi.
Përderisa ish-kryeministri Thaçi insistonte që Gjykata të themelohet, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kërkonte të mos votohet kjo Gjykatë dhe kërkonte një të tillë me bazë vendore.
Mbase më i artikuluari nga të gjithë opozitarët e kësaj nisme ishte Albin Kurti, gjë e cila e karakterizon, parashikonte dëmet historike e politike që do të sjell “Specialja” për gjithë Kosovën.
Përderisa përgatitjet fillonin, përjashta Qeverisë e Kuvendit veteranët protestonin kundër krijimit të Gjykatës Speciale – shkruan Indeksonline.
Lideri i AKR-së Begjet Pacolli deklaronte se Gjykata Speciale duhet të votohet dhe do të votohet, sikurse profesori i LDK-së Isa Mustafa që pohonte gjithashtu.
Për më shumë, shikoni videon me shumë informacione si rifreskim të kujtesës politike të përgatitur nga indeksonline.