75 Mall Live Search
15:42 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ismet Munishi tregon se a po qëndron Baftiu te skuadra e Ballkanit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo sfidë u mbyll në 0:0, por që të dyja skuadrat dhuruan futboll të bukur dhe një ndeshje të fortë shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi i cili tha se është i lumtur me futbollistët e tij, madje ai foli edhe për sulmuesin, Blendi Baftiu që po kërkohet nga shumë klube në Evropë.

“Ishte një paraqitje e mirë e skuadrës, jam i kënaqur me futbollistët, me pak fat kishim mundur ta fitojmë takimi. Epilogu ishte real, zhvilluam një lojë të fortë dhe korrekte”, tha fillimisht Munishi.
 

“Unë mendoj që jemi skuadra më e përgatitur në ligë, kundërshtari na bënte trysni dhe ne u mundua të luajmë me forcë, nuk besoj që kishim rënie të formës fizike”.

Ai foli edhe për një transferim të mundshëm të Blendi Baftiut në Evropë.

“Blendi vazhdimisht ka oferta, i ka refuzu disa prej tyre, është çështje e Blendit se ku dëshiron me shku, ai për momenti është lojtar i Ballkanit. Po presim dhe po punojmë ne këtë aspekt”, përfundoi Munishi.