Suad Sahiti bëhet me skuadër të re
Ish-futbollisti i Rabotniçkit dhe Skënderbeut, Suad Sahiti, u ka dhënë fund spekullimeve rreth të së ardhmes së tij, duke nënshkruar me skuadrën boshnjake të Zrinjskit, njofton “infOSport.mk”.
Zrinjski u paraqit mjaft mirë këtë edicion në garat e Ligës Evropiane, aty ku u eliminuan në rundin e tretë nga skuadra qipriote e APOEL, edhe atë vetëm pas penalltive.
Suad Sahiti ishtë një futbollist i lirë, pasi nuk rinovoi kontratën me ekipin polak të Visla Plokut.
Sahiti u zhvillua si lojtar me fanellën e Ramiz Sadikut, pastaj Hajvalisë, ndërsa luajti edhe me Rabotniçkin, Skënderbeun, Larisën dhe së fundmi Visla Plokun.