Barcelona vihet pas “diamantit” francez, shihet si zëvendësues i Albas

Klubi i Barcelonës është duke kërkuar një konkurrent për Jordi Alban.
Junior Firpo nuk ka treguar asgjë që nga transferimi, prandaj ai pritet të shitet në këtë merkato, transmeton Indeksonline.
Sipas “L’Equipe”, klubi katalunas është duke e monitoruar mbrojtësin e majt të Angers, Rayan Ait-Nouri. Ai shihet si e ardhmja e krahut të majtë francez.
Presidenti i Angers po ashtu ka konfirmuar se mbrojtësi do të largohet në këtë merkato./Indeksonline/