Maradona vendos maskë të “astronautëve” në miqësoren kundër San Lorenzo
Legjenda e futbollit argjentinas, Armando Maradona u shfaq sot me një maskë si të astronautëve, kjo për t’u mbrojtur nga një infektim i mundshëm me Covid-19.
Sot u zhvillua miqësorja ndërmjet skuadrës së Gimnasia LP që trajner i saj është Maradona dhe skuadrës së San Lorenz, shkruan IndeksOnline
Maradon u shfaq me një maskë interesante, ku ishte e ngjashme me atë të punëtorëve të anijeve kozmike, pasi në të gjitha anët ishte e mbyllur.
Space age face mask and sanitizer for the 'hand of god' as Maradona watches on in today's friendly for his Gimnasia LP side as they face San Lorenzo.pic.twitter.com/gjqKbNYFMn
— Paul Reidy (@paulreidy67) September 30, 2020