75 Mall Live Search
15:37 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Prokurorja: Gucati ka publikuar dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me Specialen

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka konfirmuar se dokumentet e publikuara nga OVL-UCK ishin të institucionit të tyre, transmeton Indeksonline

Mbajti 3 konferenca për shtyp. Ai vuri në dispozicion për media dokumente konfidenciale dhe jo publike që kanë të bëjnë me punën e Gjykatë Speciale. Aty përmenden emrat e dëshmitarëve.

Ekziston dyshimi se Gucati është penalisht për kryerjen e veprës të fshehjes së procedurës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, për Gucatin  është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. /Indeksonline/