952 gjoba dhe 38 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 952 gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa po ashtu gjatë të enjtes kanë ndodhur 38 aksidente. Prej tyre 19 kanë qenë me të lënduar dhe 19 të tjera vetëm me dëme materiale, theksohet në Statistikat e Përgjithshme./IndeksOnline/