Zyrtare: Ky është orari i plotë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Tashmë është publikuar edhe kalendari për ndeshjet e fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadrat elitë të këtij kompeticioni kanë mësuar dje kundërshtarët e tyre në grupe, ku do të kemi përballje mjaft të frikshme, përfshirë atë ndërmjet Juventusit e Barcelonës, shkruan IndeksOnline
Para pak çastesh UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, ku do të kemi ballafaqime të forta.
Juventus dhe Barcelona do të takohen me 28 tetor të vitit 2020.

