Trump nga spitali ushtarak tregon gjendjen shëndetësore, pasi u infektua me Covid-19

Presidenti amerikan, Donald Trump është zhvendosur për në spitalin ushtarak “Walter Reed” për të kaluar ditët e ardhshme si një masë paraprake, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet: “Nga kujdesi i madh dhe me rekomandim të mjekëve dhe ekspertëve të tij mjekësorë, Presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme”, transmeton Indeksonline.
Me të arritur atje, ai e bëri një video ku edhe njoftoi për gjendjen e tij dhe të Zonjës së Parë.
“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen. Jam në spitalin “Walter Reed” dhe mendoj se po e kaloj shumë mirë, por duhet të sigurohemi që gjërat po shkojnë mirë, dhe Zonja e Parë gjithashtu po e kalon mirë, kështu që falëminderit shumë. E vlerësoj dhe kurrë nuk do ta harroj. Faleminderit”, u shpreh Trump./Indeksonline/
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 2, 2020