Nuk u ftua në Kombëtaren e Kosovës, Berisha i drejtohet “Dardanëve” me një video

Dje selektori, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e tetorit në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.
Në këtë listë ishin
dy mungesa, Bernard Berisha dhe Milot Rashica, shkruan IndeksOnline
Bernard Berisha nuk ishte ftuar si shkak i gjesti të bërë në ndshjen me Greqinë
drejtuar trajnerit Challandes, e Rashica po vuan nga një lëndim.
Nga e gjithë kjo, Bernard Berisha përmes një video drejtuar
“Dardanëve” ka sqaruar situatën me Challandes, madje thotë se e
respekton vendimin e trajnerit.
“Përshëndetjet të gjithëve, këto ditë është folur shumë rreth çështjes sime, pata dëshirë që të jap mendimin tim për këtë çështje dhe të sqarohet gjithçka. Fillimisht unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për mos-ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, gjithashtu dua të them se e pranoj vendimin e trajnerit, duke marr parasysh se kemi një ndeshje shume te rëndësishme, ndeshja ndaj Maqedonisë është një histori për Kosovën, prandaj ju bëjë thirrje të gjithëve që ta mbështesim Kosovën, sepse djemtë qe janë aty kane nevoje për mbështetje dhe se te bashkuar mund te ia dalim. Forca Kosova”, thotë Bernard Berisha.