Zyrtare: Arb Manaj transferohet në skuadrën turke

Sulmuesi i Trepçës 89, Arb Manaj këtë sezon do të jetë pjesë e skuadrës turke, Ankara Keçiörengücü.
Manaj tashmë është prezantuar tek ekipi i turke, transmeton Indeksonline.
Ankara Keçiörengücü bën gara në Ligën e Parë të Turqisë. Tashmë ata kanë zhvilluar katër ndeshje në sezonin e ri.
Pas katër ndeshjeve, ata kanë 7 pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të. Keçiörengücü janë dy pikë larg vendit të parë./Indeksonline/