75 Mall Live Search
19:40 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj takon kosovarin që po kandidon për kryetar të Komunës së Zvicrës

Shqiptarët kanë arritur të jenë të zëshëm dhe të kenë rol edhe në shtete të ndryshme të botës.

Njëri nga ta është edhe Sokol Mehmetaj, që po garon për të parin e një komune të një kantoni në shtetin e fuqishëm të Zvicrës.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është takuar sot me Mehmetajn, derisa i ka uruar fat atij në rrugën që ka nisur.

Ky është postimi i Haradinajt:

Me mikun tim të nderuar Sokol Mehmetaj, i cili kandidon për kryetar komune në kantonin e Neuchatelit në komunën e Val-De-Travers.
Te priftë e mbara Sokol ty dhe qytetarëve tanë gjithandej nëpër botë që po e ngritin lartë vendin prej nga vinë.