604 pacientë janë trajtuae në Spitalin e Pejës gjatë vikendit, 12 prej tyre me Covid-19

Përgjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 604 pacientë.
60 prej këtyre pacientëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
Gjatë këtij vikendi pati edhe 12 lindje, 8 prej tyre ishin normale dhe katër të tjera me prerje cezariane, transmeton Indeksonline.
“Kanë lindur 12 foshnja 7 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore. 440 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 4.706 sosh, ndërsa janë kryer 10 operacione. Gjatë vikendit të fundit janë kryer 304 shërbime radiologjike dhe kjoë 194 në rëntgen, 90 eho dhe janë bërë 20 CT”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.
Gjithashtu u theksua se aktualisht janë duke u trajtuar 12 pacientë me COVID-19.
“Sa i përket gjendjes së pacientëve, 6 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë”./Indeksonline/