75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë personi që u lëndua derisa po priste dru, në pyll

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar.

Si pasojë e lëndimeve ai ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline. Rasti ka ndodhur në Sllatinë të Komunës së Podujevës, rreth orës 13:20.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/