75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Edhe 1 mijë e 500 specializantë do t’u bashkohen kolegëve të tyre, të mos kemi ikje të mjekëve nga Kosova

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një  takim me kryeministrin Avdullah Hoti.

Pas kësaj për media u deklarua Zemaj, teksa mungoi Hoti e që sipas ministrit Zemaj, kjo ndodhi për shkak të angazhimeve që pati kryeministri.

Zemaj tha se institucioneve të shëndetësisë do t’i shtohen edhe 1 mijë e 500 specializantë të rinj, përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu deklaroi se përkushtimi i Qeverisë është që asnjë mjek në Kosovë të mos jetë jashtë institucioneve publike.

“Kanë pas interesim të madh sidomos në këtë fazë që në objektivat e angazhimit të Qeverisë për përkrahjen e profesionistëve  të rinj shëndetësore. Sot dëshirojmë t’ju njoftojmë me planin e ri, dinamikën e re të cilën kemi zhvilluar, dhe hapësirën e krijuar nga Bordi për Shkollim Specialistik dhe vlerësimi ynë i përbashkët gjithmonë duke marrë parasysh nevojat elementare që kanë mjekët e rinj, t’i përfshijmë të gjithë në procesin e specializimit. Të gjithë aplikantët që i plotësojnë kushtet, të bëhet e ditur se Kosova dhe institucionet  saj do të shtojë këtë numër dhe përafërsish  1 mijë e 500 specializantë do t’u bashkëngjiten kolegëve të tyre, në nivelin tonë shëndetësorë. Duke përfshirë dhe mbuluar të gjithë nevojat imediate që i hodhi në pah edhe pandemia. Të mos kemi ikje të mjekëve të cilët me mundin dhe sakrificën e prindërve të tyre janë shkolluar dhe angazhuar dhe ne duhet të kujdesemi për ta. I falënderoj për durimin, kujdesin dhe vigjilencën edhe mjekët e rinj që me disiplinën dhe nevojën për të kërkuar përkrahje nga shteti. Procesi i specializantëve është duke vazhduar, klasifikimi do të bëhet në mënyrë të pavarur dhe mbi të gjitha pjesëmarrja e tyre dhe përfshirja në institucionet tona do të fillojë këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, tha Zemaj.

Zemaj shtoi se po ecin në aspektin e ngritjes së kapaciteteve humane, me një dinamikë të shtuar.

“Me ndryshimet e reja legjislative ne po kalojmë në një avantazh tjetër të përfshirjes së specialistëve, përkushtimi i Qeverisë është që asnjë mjek në Kosovë të mos jetë jashtë institucioneve tona publike edhe atë nëse kanë nevoja dhe kërkesa në institucione private.Kështu që në aspektin e ngritjes së kapaciteteve humane po ecim në një dinamikë të shtuar që ndihmon në ngritjen e aspektit të shëndetësisë publike”, shtoi ai./Indeksonline/