75 Mall Live Search
12:11 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Antikontrabanda e Doganës kapë 3 AK-47, në kufi

Njësit e antikontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, më saktë 3 AK-47 të çmontuar.

Gjatë kontrolleve rutinë të bëra në pikëkalimin e Vërmicës oficerët doganorë kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, kurse në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara 3 armët AK-47, transmeton Indeksonline.

Theksohet se personat janë ndaluar, automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti është përcjell te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme./Indeksonline/