75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për protestën, në Kamenicë

Reformat në arsim në Komunën e Kamenicës po vazhdon të kundërshtohet nga prindërit e kësaj ane. Për çka, në paraditen e së hënës u bënë shkakë që aty të protestonin.

Rreth 150 persona protestuan kundër reformave në arsim, për çka për një moment thuhet të jetë krijuar një tollovi ku ka ndërhyrë policia.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nuk ka të arrestuar nga protesta e sotme në Kamenicë.

“Fillimisht u krijua një tollovi, por asnjë person nuk është arrestuar”, tha Hashani.

Hashani ka theksuar se nuk ka eskaluar protesta në Kamenicë dhe se gjatë gjithë kohës policët e kanë përcjellë situatën.

“Ka qenë një tollovi, por janë ulur tensionet. Aty kanë protestuar rreth 150 persona, por që tani protestuesit janë shpërndarë. Motivi i gjithë kësaj ka qenë dhe vazhdon të jetë për reformat në arsim. Policia e Kosovës ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka përcjell situatën gjithë kohës. Fatmirësisht nuk ka eskalu”, tregoi Hashani nëpërmjet telefonit.