75 Mall Live Search
14:35 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik, nëpër qendrat spitalore, paralajmërojnë grevë

Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizikë, nëpër qendrat spitalore dhe ambulanca, planifikojnë të hynë në grevë. Kjo shkaku i mospagesës së pagave shtesë. Kështu thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Nëpërmjet një njoftimi nga sindikata thuhet se fundi i javës së ardhshme do të jetë fillimi i grevës së përgjithshme të të gjithë këtyre punëtorëve.

“Pas mosreflektimit të Qeverisë së Kosovës dhe presionit të punëtorëve, lidhur me mospagesën e pagave shtese për kohen e pandemisë, Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës këtë javë do t’i kryejë të gjitha përgatitjet për një greve të pëgjithshme. Dhe fundi i javës se ardhshme do të jetë fillimi i grevës se përgjithshme të të gjithë punëtorëve teknikë dhe sigurimit fizik neper qendrat spitalore, QMF -të dhe ambulancat. Qeveria edhe pas 20 ditësh nuk doli me një vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie”, thuhet në njoftimin e sindikatës.