Kryetarët e Lipjanit dhe Vlorës flasin për zhvillimin e turizmit

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë̈ së Vlorës, Dritan Leli, me të cilin kanë diskutuar për shumë çështje por në fokus kishin zhvillimin e turizmit.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se kanë diskutuar edhe për nxitjen e vizitave ndërmjet qytetarëve të komunës tonë dhe Bashkisë së Vlorës që është qytet i historisë së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ka një bregdet të mrekullueshëm.
“Me shumë nderë e pranova ftesën nga kryetari Dr.Leli për vizitë qytetit të Vlorës për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy qyteteve”, ka shkruar ai.