Dështuan t’i blinin Depayn dhe Garcian, Barcelona bën dy “transferime” në ekipin e parë

Klubi i Barcelonës dje dështoi të kompletonte transferimin e Memphis Depaytit dhe Eric Garcias.
Për shkak të kësaj, katalunasit në minutat e fundit i kanë vendosur në ekip të parë 3 futbollist të ri, transmeton Indeksonline.
Riqui Puigi, do të jetë pjesë e ekipit të parë, tashmë pritet vetëm të zgjedhë numrin që do e bartë në fanellë.
Përveç tij, katalunasit në ekip të parë, do të vendosin mbrojtësin, Araujo dhe mesfushorin brazilian, Matheus Fernandes.
Ky i fundit pritej që të largohej, por duke e parë se nuk ndodhi ndonjë transferim, Koemani ka vendosur t’i besojë atij.
Araujo erdhi si pasojë e dështimi të Garcias dhe pritet të ketë minuta këtë sezon, duke e parë numrin e vogël të mbrojtësve qëndrorë./Indeksonline/