75 Mall Live Search
10:38 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në “Dragodan”

IndeksOnline pak më parë ka njoftuar për një aksident të ndodhur në lagjen “Dragodan”, saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Në lidhje me këtë rast zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për IndeksOnlinen se rreth orës 9 ka ndodhur aksidenti dhe si pasojë e tij dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 09:30, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor midis dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin merret Njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti për IndeksOnline.