Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me koronvirusin

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.
Lajmin e kanë dhënë mediat në Zvicër që kanë treguar se Shaqiri tashmë është në izolim, transmeton Indeksonline.
Kombëtarja e Zvicrës e ftoi Shaqirin për ndeshjet e tetorit, por duket se nuk mund të llogarisë në të.
Kosovari nuk u ftua në ndeshjen e fundit të Liverpoolit. Mbetet të shihet nëse kjo është arsyeja./Indeksonline/