75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Akuzohet për sulm seksual, Numan Baliqi në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ish-ministrit të Shëndetësisë Numan Baliq.

Sipas aktakuzës së ngritur, më 29 shtator 2020, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Numan Baliqi, në cilësi të profesionistit shëndetësor, e ka ngacmuar seksualisht viktimën, e cila ishte e shtruar në Spitalin e Pejës

Baliqi nuk e ka pranuar fajësinë duke deklaruar se nuk qëndrojnë asgjë nga ato që ka thënë denoncuesja e rastit.

Avokatja e të akuzuarit, Aurora Mulhaxha, ka propozuar që të ndërpritet masa e paraburgimit dhe të zëvendësohet me njërën nga masat e tjera që janë në vlerësim të gjykatës.

Prokurorja e çështjes Ardiana Veseli, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për arsye të ikjes.

Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon që të mbrohet në liri apo të caktohet edhe ndonjë masë tjetër.

Numan Baliqi është në paraburgim prej 55 ditësh, njofton Klan Kosova.