Pamje nga vendi ku u plagos një person në Podujevë

Një person pasditën e sotme është plagosur në rrugën “19 qershori” në komunën e Podujevës.
IndeksOnline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas zëdhënëses së PK-së, Flora Ahmeti, hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”,tha ajo./IndeksOnline/

