Presidenti Thaçi kërkon tërheqjen e Vlora Çitakut, nga Washingtoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores, në Washington.
“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e ambasadores -shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në paragrafin e parë të dekretit.
Me qëllim të mbarëvajtjes së punës, Çitaku do të vazhdojë të ushtrojë këtë pozitë deri në emërimin e ri.
Ndryshe, Çitaku më 24 shtator ka kërkuar të lirohet nda detyra e ambasadores.
“Për më shumë se pesë vite ka qenë nderi i jetës time që të përfaqësoj Republikën e Kosovës në SHBA. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet e Kosovës për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë mua dhe Ambasadës së Kosovës në SHBA”, ka shkruar ajo.
Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, do t’i ndërmarrë veprimet e zbatimit të dekretit.

