Dardanët akomodohen në Shkup, gati për nesër

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Shkup dhe është akomoduar në afërsi të stadiumit “Tose Proeski”, ku të enjten në mbrëmje në orën 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut.
Sot në orën 18:00, Dardanët do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para kësaj përballjeje, derisa paraprakisht në orën 17:30 do të mbahet konferenca e shtypit.

