75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pamje/Hajnat duke vjedhur kompjuterë në Prishtinë, pronari kërkon ndihmë për identifikimin e veturës

Një nga problemet më shqetësuese në vendin tonë, vazhdon të jetë fenomeni i vjedhjes.

Raportime për vepra të tilla penale bëhen çdo ditë në Policinë e Kosovës, madje ka raste kur edhe shfaqen edhe video.

Një të tillë ka poseduar edhe Indeksonline, nga një pronar i një lokali të kompjuterëve në Prishtinë.

Përmes këtyre pamjeve mund të shihni se si hajdutët po kryejnë vjedhje në një nga rrugët më të banuara në kryeqytet, atë “Muharrem Fejza”.

Sipas pronarit, atij i janë vjedhur 14 kompjuterë, ndërsa rasti ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Madje i njëjti thotë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici, çka se kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për identifikimin e targave./Indeksonline