75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Trajneri i ri i Feronikelit mbanë stërvitjen e parë me klubin nga Drenasi

Trajneri i FC Feronikelit, Klodian Duro, ka mbajtur sot takimin e parë me futbollistët e skuadrës nga Drenasi.

Ai mbajti edhe stërvitjen e parë në stadiumim “Rexhep Rexhepi”, duke parë nga afër futbollistët që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline

Skuadra e Feronikelit është rikthyer në stërvitje pas një pushimi dy ditor shkaku i agjendave të përfaqësueseve, të cilat kanë ndeshjet këtë javë.

Duro u uroj fat dhe sukses futbollistëve, duke i kujtuar që objektivat e tij, të klubit dhe futbollistëve janë të njëjta, e për to duhet të luftojmë fort.