Veton Berisha, e sheh me qasje raciste dënimin e deputetit Etem Arifaj

Deputeti Veton Berisha që vjen nga komuniteti jo shumicë, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ndihet i shqetësuar në lidhje me kolegun e tij deputetin Etem Arifaj dhe i cili është në vuajtje të dënimit, duke thënë se është i pari dhe i vetmi që gjatë këtyre 20 vjetëve ka marrë sanksionim për një vepër që sipas tij është e çuditshme, raporton IndeksOnline.
“Po çuditem se si ka mundësi që një person që është publik, i një komuniteti të caktuar është i vetmi që në këta 20 vjet dënohet dhe vuan dënimin për një vepër sipas meje të çuditshme”, tha Berisha.
Ai po ashtu falënderoi kryetaren e Kuvendit, e cila foli në lidhje me rastin e vrasjes së Kujtim Veselit që vjen nga komuniteti rom, duke thënë se në rastin e tij ka dështuar shteti.
Rasti i dhunimit dhe keqtrajtimit të 11-vjeçarit ishte raportuar në Policinë e Kosovës që në janar të vitit 2019 e që ai është vrarë pas 6 muajsh.
“Zonja kryetare me lejo të të falënderoj për fjalimin tuaj në emër të atyre që fole. Shfrytëzoj rastin me të falenderu për ngritjen e rastit individual, ndësa ai e dëshmon se racizmi për rastin në fjalë të të ndjërit Kujtim Veseli, është se ishte konstatuar se rasti ishte neglizhuar edhe nga policia dhe nga prokuroria. Po të vepronin me kohë dhe të mos neglizhonin për faktin se komuniteti të mos vlerësohej se këta janë të tillë”, tha Berisha. /IndeksOnline