Befason Arsenali, lë jashtë liste Ozilin

Arsenali ka zbuluar listën me lojtarët që do të ftohen për ndeshjet e fazës së grupeve të Europa League.
Nga lista vërehet mungesa e njërit nga lojtarëve më të mirë në skuadër, Mesut Ozil.
Mesfushori gjermano-turk është lënë jashtë listës nga Mikel Arteta.
Kjo është një goditje e madhe me lojtarin që mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit. /IndeksOnline/