75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjenden trupat e pajetë e dy të rinjve të zhdukur pesë ditë më parë

Janë gjendur dy trupat e pajetë të personave të humbur në Malësinë e Madhe.Trupat e gjetur janë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Gjetja e tyre është bërë nga ana e forcave blu në zonën e Vrithit në Malësi të Madhe.Ndërsa për Daniel Pepajn nuk ka ende asnjë informacion.Këta persona ishin shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre që prej 3 tetorit.

Sakaq gjatë kontrollit për gjetjen e viktimave policia zbuloi edhe disa parcela me kanabis ne zonën e Rencit.