75 Mall Live Search
17:08 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Presidenca konfirmon udhëtimin e Thaçit drejt Uashingtonit – Cila është arsyeja?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për drejt Washingtonit.

Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur.

Megjithatë Zyra për Informim e Presidencës e ka konfirmuar se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave në Turqi

“Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Expres.

Thaçi shkon në Washington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.