Zeqiri shënon gol për Kombëtaren e Zvicrës U21

Vjen goli i dytë në takimin ndërmjet Gjeorgjisë U21 dhe Zvicrës U21, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.
Golin e dytë për Zvicrën e realizoi sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri në minutën e 68’të të takimit, gol ky që u shënua nga penalltia, shkruan IndeksOnline
Rezultati aktual i takimit është 0:2.