75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Edi Rama paralajmëron ata që kapen pa maskë: Gjoba të vjen, mos mendo se do e marrë era

Nga e enjtja, 15 tetor 2020, maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë nga kryeministri tek qytetari më i largët në çdo moment jashtë shtëpisë, në rrugë, park, trotuar, shesh.

Policia e shtetit në bashkëpunim me policinë bashkiake do të vëzhgojë implementimin e këtij rregulli. Nuk do të ketë asnjë tolerim.

“Askush të mos mendojë se gjobën do e marrë era” tha kryeministri Edi Rama në një konferencë për median me ministren Manastirliu.

Gjoba do tju vijë në faturën e OSHE-së ndërsa për punonjësit e shtetit gjoba do të jetë edhe më e rëndë, paralajmëroi kryeministri.

Të mërkurën pritet të publikohet akti normativ me rregullat përkatëse.