75 Mall Live Search
14:46 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bajrami e tepron pak, Vjosën dhe Arbërien i krahason me udhëheqje “palaço” të seancave!

Shefi i Stafit të në MPB, Bajram Gecaj, ka komentuar drejtimin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën ka raportuar kryeministri, Avdullah Hoti, për 100 ditshin e qeverisjes së tij.

Gecaj i ka quajtur si palaço kryekuvendaren, Vjosa Osmani, dhe nënkryetaren, Arbërie Nagavci.

Anëtari i LDK-së madje i ka quajtur Osmanin dhe Nagavcin si “motra binjake”

“Udhëheqja e seancave në sistemin CLOWN (palaqo) nga “motrat” binjake!”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në facebook.

Osmani dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kanë pasur një përplasje të ashpër me akuza dhe kundërakuza për zgjedhjet, zhvillimet në LDK e koalicionet qeverisese.

Forca e grave, tri zonjat e Kuvendit në të kuqe - Bota Sot