Vranë dy kusherinjët në Malësi të Madhe, merret vendimi për njërin nga të dyshuarit, Rrok Pepaj

Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Rrok Pepaj, babain e Danjel Pepaj i cili u akuzua për veprat penale “Bashkëpunetor ne Kultivimin e bimeve narkotike” si dhe per “Dhenie te deshmise se rreme”.
Seanca e gjykimit nisi në orën 9 e 30 minuta të kësaj të diele ndërsa në sallën e gjykimit Pepaj mesohet të ketë thënë se në ate zone ka kultivuar bime medicinale dhe boronice. Avokati mbrojtës ka kërkuar masë lehtësuese por kërkesa është hedhur poshtë nga trupi gjykues.
Arrestimi i Pepaj u bë një ditë pas zbulimit të trupave të pajetë të dy kushërinjve.
Rrok Pepaj dyshohet se prej ditës së parë ka qenë në dijeni të detajeve të krimit, por ka dhënë dëshmi të rreme.