Atentat ndaj shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe

Sot rreth orës 12:40 te Stacioni i Pompave, në Dobraç është bërë atentat ndaj Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe. Me këtë rast është plagosur Mentor Hasanaj 39-vjeç, shefi i policisë dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç.

Nga raportohet e para bëhet e ditur se deri më tani dyshohet se janë dy autorë që kanë qenë me motor. Nuk dihen ende shkaqet, por mendohet se ka lidhje me detyrën e tij. Policia po bën krehjen e zonës për të rënë në gjurmë të autorëve.