75 Mall Live Search
18:55 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Italia regjistron rreth 5.500 raste të reja me COVID 19

Në Itali po vazhdon trendi i rritjes së numrave të qytetarëve që po vazhdojnë të infektohen nga COVID 19, sot janë regjistruar 5.456 raste të reja, rreth 300 më pak se dje kur ishin evidentuar 5,724 raste.

Sidoqoftë, në krahasim me dje, numri i personave të testuar është në mënyrë drastike më i ulët, madje 28.426.

Aktualisht, 79.075 njerëz janë pozitiv. Lombardia prin me më së shumti raste të reja 1.032, pasuar nga Campania me 633, Toskana 517 dhe Venediku 438.