Seanca për rimëkëmbjen ekonomike e paraparë për orën 10, shtyhet për 30 minuta, mungojnë deputetët!

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur me kërkesë të shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në emër të deputetëve nënshkrues ishte paraparë të niste në orën 10:00.
Por është kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila bëri të ditur se nuk ka kuorum për nisjen e kësaj seance, kështu duke u dhënë kohë edhe 30 minuta për t’u mbledhur në sallën e Kuvendit.
Deputetët parashihej që sot të mblidhen në sallë, për të provuar që për herë të shtatë të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej 10% të Trustit./Indeksonline/