75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gani Dreshaj përshëndet votën pro të Vjosa Osmanit: Respektoi qytetarët dhe gjithë ndërmarrësit e Kosovës

Gani Dreshaj e ka quajtur gjest burrëror e njerëzor votën pro të Vjosa Osmanit ndaj Projektligjit për rimbëkëmbje ekonomike.

Dreshaj ka thënë se vota e Vjosës është pro qytetarëve, por edhe ndërmarrësve.

“E vlerësoj lart votën e Vjosa Osmanit pro Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Me këtë votë, Vjosa respektoi qytetarët e Kosovës, por edhe mua si ndërmarrës, si edhe gjithë ndërmarrësit e tjerë. Duke lënë anash mendimet politike dhe duke menduar për qytetarin, është shembull i mirë i politikbërjes”, ka thënë Dreshaj./Indeksonline/