75 Mall Live Search
09:16 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Dardanët” e rinj sonte duan rikthimin e fitores, do të luajnë kundër Andorras U21

Kombëtarja U21 e Kosovës sonte do të luajë ndeshjen e radhës për kualifikime në Evropian.

“Dardanët” e rinj në orën 19:00 do të luajnë kundër Andorras U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Indeksonline.

Kosova U21 ka pësuar humbje në 5 ndeshjet e fundit në grupin e saj. Së fundmi ajo humbi kundër Austrisë me rezultat 0:1.

“Dardanët” gjenden në pozitën e 5-të me 6 pikë, kurse Andorra është një pozitë më poshtë me 5 pikë./Indeksonline/