75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Covidi-19 rrit nivelin e papunësisë, në Britani të Madhe

Niveli i papunësisë në Britani të Madhe vazhdoi rritjen gjatë tre muajve që përfunduan në gusht, në 4,5% mesatarisht kundrejt 4,1% midid majit dhe korrikut, për shkak të pandemisë COVID-19.

Duke filluar nga shtatori, 673. 000 persona më pak ishin të punësuar krahasuar me muajin mars, në momentin kur filloi të ndihej ndikimi i plotë i pandemisë, theksoi sot në raportin e saj mujor për tregun e punës Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), raporton ATSH-ja.

Përveç kësaj, ONS-ja specifikon se muajin e kaluar, 2,7 milionë persona kërkuan të përfitonin nga të ardhurat minimale, qoftë për punonjësit me të ardhura të ulëta ose për ata pa punë, më shumë se dyfishi në krahasim me marsin.

Pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese në korrik, kur pubet dhe restorantet apo dhe palestrat, kanë mundur të ushtronin aktivitetin e tyre, orët e punës midis qershorit dhe gushtit kanë treguar vetëm shenja të dobëta të rimëkëmbjes.

Para pandemisë, niveli britanik i papunësisë ishte pranë nivelit më të ulët që prej rreth 45 vjetësh, me 3,9%.