75 Mall Live Search
23:26 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Bennacer paralajmëron Interin para derbit, shënon supergol me Algjerinë

Ismael Bennacer ka zbritur nga minuta e parë në fushë me kombëtaren e Algjerisë në ndeshjen miqësore kundër Meksikës.

Ekipi i Amerikës Qendrore po fitonte me rezultatin 1-0, por ishte lojtari i Milanit që në minutën e 45′ barazoi rezultatin.

Atij i doli një top mjaft i mirë jashtë zonës dhe me një gjuajtje të fortë me të majtën shkundi rrjetën kundërshtare.

Algjerianët shënuan dhe golin e dytë, atë të avantazhit me Mahrez, por meksikanët barazuan në minutat e fundit për 2-2. Rezultat që u mbyll e gjithë ndeshja.