Zemaj takon Mustafën, flasin për gatishmërinë e institucioneve për çdo skenar të mundshëm, në përballje me Covidin-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar kryetarin e partisë së tij Isa Mustafa, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me situatën epidemiologjike në vend si edhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë, transmeton IndeksOnline.
“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet, që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim.
Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë më tej”, ka shkruar Zemaj.