75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

MPB-ja jep patentë shoferët e parë ndërkombëtarë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur një ceremoni për ndarjen e patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Patentë shoferët ndërkombëtarë, në këtë ceremoni u janë dhënë tre personave nga Bajram Geci, shefi i kabinetit të ministrit Agim Veliu.

Sipas MPB-së ky patentë shoferi u mundëson që qytetarëve te drejtojnë automjetin jashtë Kosovës.

Patentë shoferi ndërkombëtar (PSHN) – dokument i nxjerr sipas kërkesës së palës, i cili i mundëson mbajtësit të tij që ta drejtojë automjetin në ato shtete jashtë Kosovës, të cilat e kërkojnë këtë dokument plotësues, sipas Konventës së Vjenës për Trafikun Rrugor, të 8.11.1968. Është një dokument plotësues, i përkthyer në shumë gjuhë, i cili i përshkruan të dhënat nga patenta e shoferit i lëshuar nga institucioni kompetent i shtetit, që ka fotografi të drejtuesit të automjetit dhe të dhëna relevante mbi të drejtën për drejtim.

/IndeksOnline/

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.