Limaj në përvjetorin e vdekjes tragjike të maturantëve të Malishevës: Përgjithmonë në kujtesën tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët nga Malisheva në 16-vjetorin e vdekjes së tyre tragjike.
Kreu i Nismës thotë se sot, si në çdo përvjetor tjetër, sjellim në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.
“Vdekja e këtyre të rinjve nuk ishte humbje e madhe vetëm për familjet e tyre dhe qytetarët e Malishevës, por për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
“Sot bëhen 16 vjet nga vdekja tragjike e 15 maturantëve të Komunës së Malishevës të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion, në Shqipëri.
Sot, si në çdo përvjetor tjetër, sjellim në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.
Vdekja e këtyre të rinjve nuk ishte humbje e madhe vetëm për familjet e tyre dhe qytetarët e Malishevës, por për të gjithë shqiptarët.
Përgjithmonë në kujtesën tonë! FL”