75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Bajrami: Nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike janë alokuar mbi 245 milionë euro

Mbi 245 milionë euro janë dhënë deri tani nga Qeveria për masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë Covid-19.

Kështu ka thënë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë raportimit në Komisinin parlamentar për buxhet dhe transfere.

“Nga 365 milionë euro të paketës për rimëkëmbje ekonomike janë alokuar deri tashti 197 milionë. Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë me masat emergjente dhe nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike janë dhënë deri tashti mbi 245 milionë euro”, tha Bajrami.

Ministrja e Bajrami, po ashtu ka theksuar se dje dhe sot janë ekzekutuar mbi 60 milionë euro për bizneset në linjën e subvencionimit të pagave për mbi 208 mijë të punësuar në sektorin privat.

Ajo, po ashtu ka thënë se nga të gjitha masat mbështetëse, janë mbi 400 mijë përfitues.

Ndërsa, në ATK dhe MF janë paraqitur mbi 20 mijë ankesa.

Zëvendëskryetari i Komisionit nga AAK-ja, Gazmend Abrashi, ka komplimentuar zbatimin e planit dhe Fondit të rimëkëmbjes ekonomike dhe ekzekutimi i mjeteve për masat mbështetëse nga Qeveria.

“Dje dhe sot ka pasur jehonë fantastike, alokimi i mjeteve për bizneset”, tha Abrashi.

Anëtarja e Komisionit… Mimoza Kusari – Lila ka thënë se për këto mjete, të cilat po i përmend ministrja Hykmete Bajrami nuk janë alokuar nga ligji i miratuar në parim pak ditë më parë.

Deputetja e Kusari-Lila ka pyetur minustren Bajrami përse është pritur tre muaj dhe nuk janë ekzekutuar mjetet që kur është miratuar rishikimi i buxhetit 2020?

Anëtari i Komisionit… nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se këto masa janë të zvrritura dhe të pamjaftueshme, teksa tha se përtej kësaj janë edhe pa bazë ligjore.

Ish-ministri i Financave, Hamza, votimin e rishikimit të buxhetit ia ka atribuuar GP të PDK-së.

“Jemi në muajin tetor dhe ende nuk ka përfunduar paketa emergjente. Dhe jemi në vendin e fundit për implementimin e masave mbështetëse”, tha Hamza, duke shtuar se disa masa janë implementuar vetëm pas miratimit të Ligjit të buxhetit të rishikuar.