75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjykata shtyn vendimin për rikthim në punë të ish- drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka miratuar kërkesën e Bordit drejtues, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor  Klinik  dhe Universitar të Kosovës, ka pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë,  aktvendimin A.nr.1690/2020, përmes së cilit është njoftuar se është miratuar kërkesa e Bordit drejtues të SHSKUK-së, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës, me nr. 7389 të 05.10.2020,  për kthim në punë të ish-drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, deri në vendimin definitiv gjyqësor,  sipas padisë së bërë nga Bordi drejtues  i SHSKUK-së.

 Bordi drejtues i SHSKUK-së, edhe njëherë shpreh bindjen se vendimi për shkarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, është i drejtë dhe i bazuar.